Fiori Dardha, kur gjërat në dashuri bëhen pa radhë

Për jetën nuk ka rregulla të shkruara, sesi duhet ta jetosh, por në përgjithësi ka një radhë të të bërit të gjërave. Shumica prej nesh në jetën e tyre, fillimisht janë dashuruar, fejuar, martuar dhe më pas janë bërë me fëmijë. Fiori Dardha duket se ka vepruar ndryshe dhe i ka dalë më mirë.

Gazetarja e njohur, është dashuruar, fejuar, bërë me fëmijë dhe më pas është martuar. Në dasmën e saj, dëshmitari kryesor ka qenë djali i saj, Abeli. Vogëlushi i tyre është me fat, pasi shumë pak prej nesh kanë qenë prezent në këtë ditë; duke parë prindërit tanë teksa martohen.

Fiori tregon në pyetësorin e dashurisë për Revistën Class, se kjo shmangie në renditje, i ka rezultuar më e bukur dhe më e veçantë. Në fakt duke njohur natyrën energjike dhe paksa aventuriere të Fiorit, ne presim më shumë “çmendurira” prej saj.

Madje ajo vetë e pohon që për dashurinë do të bënte çmendurira pafund vetëm nëse ia vlen.

Sot Fiori është nënë e një djali mjaft simpatik, por dashurinë që ka për bashkëshortin nuk harron t’ia shprehë në ditë të veçanta

Moderatorja e suksesshme e emisionit investigativ “Boom”, na tregon se ku është njohur me Nardin (siç e thërret ajo), dhe çfarë kishte veshur ajo në takimin e parë. Në një intervistë ndryshe, dedikuar vetëm dashurisë, Fiori Dardha tregohet më e sinqertë se asnjëherë tjetër.

1-Dashuria e parë, të kujtohet?

-Po, më kujtohet. Mirë madje!

2-Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

-Zbulim i çuditshëm.

3-Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

-Kjo varet nga karakteri i të dashuruarit dhe jo nga ndonjë parim. Nëse është këmbëngules në jetë, nuk mund të veprojë ndryshe dhe në dashuri.

4-Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

-E gjitha kjo ka të bëjë një mënyrë apo në një tjetër me të parit jo objektivisht, apo realisht, por individualisht të çështjes në fjalë. Meqe unë nuk pi alkool, po zgjedh variantin e parë.

5-Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

-Është proçes psikologjik, më shumë se sa fizik. Të tërheqësh vëmendjen e dikujt do të thotë ta magnetizosh përqëndrimin e tij në anët e mira të tuat, duke sfumuar pjesët e papëlqyeshme.

6-Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

-Sipërfaqsorët dhe mëndjemëdhenjtë.

7-Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

-Është diçka e ngjashme me atë që tregova më lart. Gjithsesi, sensi i humorit është arma ime më e fortë.

8-Shqisa më e rëndësishme në dashuri

-Të dëgjuarit.

9-Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

-Me kostum, pasi jemi njohur në një event.

10-Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

-Ndoshta nuk është e tillë, pasi kjo gjë më ndodh sa herë që dal.

11-Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

-Nuk di të them nëse mund të quhet dashuri, por të paktën atraksion, po.

12-Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

-Seksi konsolidon dashurinë dhe sidomos kur vjen në jetë dhe një fëmijë.

13-Serial lover-at i shmang apo të joshin?

-Don Zhuanët besoj që kanë sensin e protagonizmit. Me mua do bënin Xing.

14-Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

-Sa të duash, vetëm t’ia vlejë

15-Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

-Unë besoj që ligjet e fizikës  funksionojnë dhe në një lidhje. Pra besoj në tërheqjen e të kundërtave.

16-Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

– Të kuptojmë drejtimin nga sytë e njëri tjetrit.

17-Sakrifica apo lule dashurie?

-Të dyja bashkë, ato nuk e përjashtojnë njëra tjetrën.

18-Bëjmë një bilanc të historisë suaj?

-Dashuruar, fejuar, bërë me fëmijë dhe martuar. Ka një shmangie në renditje, por më besoni që ishte shumë bukur kështu.

19-Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

-Nuk e kupton, ajo thjesht ndodh. Të kuptosh do të thotë dhe të planifikosh, apo logjikosh. Në dashuri nuk mendoj se funksionon kështu.

20-Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

-Bregdeti.

21-Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

-Dashuroj shumë, ashtu siç vetëm unë di të jem dhe të bëj./revistaclass.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *