Festivali i Sanremos është kritikuar nga filozofi italian Umberto Galimberti.
“Eventi i këngës në televizion? Është shumë teknik, nuk është më kënga e poetëve që ishin kantautorë. Ka një publik që i ngjan atyre që ndiqnin Padre Pion“ deklaroi Galimberti. Më pas ai e zhvlerësoi edhe më tej kur tha: Ato dukuri masive mbi ekzistencën, kjo është Sanremo “. Ka replikuar menjëherë eurodeputetja Elisabetta Gardini e cila u shpreh: “Të vësh Padre Pio në këtë plan është shije e keqe”, por pas kësaj Galimberti shtoi se “manifestimet rreth një trupi nuk janë shprehje besimi, pasi besimi është diçka serioze”.