Filmi shqiptar “Hije”, një film aksion me skenar dhe regji të Jotti Ejlli nga sot shfaqet në kinema. Një histori, që ndodh brenda një nate në një qytet të vogël jashtë Tiranës. Një grup me të shkuar kriminale eleminohet brenda natës. Një prokuror heton mbi çështjen duke pyetur të vetmen dëshmitare që është pjesë e ngjarjeve. Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Por e vërteta që kurrë nuk kuptohet, është komplet e kundërt.
Interpretojnë aktorët: Alfred Trebicka Real, Genti Kame, Egla Ceno, Antonio Kowdrin, Kastriot Shehi e Sokol Angjeli.
8 dhjetor 2016, Cineplexx, Tiranë.