Kompania filmike Lionsgate ka fituar të drejtat për filmin biografik bazuar mbi jetën e reperit të famshëm amerikan Tupac Amaru Shakur.
Filmi biografik i quajtuar “All Eyez on Me” do të shfaqet në kinema për herë të parë në ditëlindjen e reperit të ndjerë, me datën 16 qershor.
Filmi do të tregojë historinë e jetës së reperit që vdiq me datën 13 shtator të vitit 1996, pasi ishte qëlluar disa herë me armë gjatë një sulmi në Las Vegas, shkruan rtv21.
All Eyez on Me mer titullin në bazë të albumit të vitit 1996 të reperit, dhe në të aktrojnë Demetrius Shipp Jr. në rolin e Shakur, dhe aktorë tjerë si Danai Gurira, Kat Graham, Jamal Ëoolard, Dominic L. Santana, Lauren Cohen dhe Grace Gibson.
Tupac ka shitur 75 milion albume në gjithë botën, dhe emri i tij do të prezantohet në pavijonin e të famshmëve me datën 7 prill