Filmat më të mirë vizatimorë rusë, shfaqen për publikun në Berat

Pas shfaqjes me shumë sukses të filmave vizatimorë rusë në Tiranë, Ambasada e Rusisë ka vendosur të bëjë një shfaqje tjetër, këtë herë në Berat, në kuadër të Festivalit Multikulturor.  Filmat do të shfaqen këtë të shtunë, me 23 korrik, ora 10:00, në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”.
Do të prezantohen tre filma me metrazh të shkurtër, me titra shqip:
“Iriqi në mjegull” (1975), nga regjisori Juri Norshtejn, ka fituar 35 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2003, në festivalin ndërkombëtar të Tokios, është shpallur si filmi vizatimor më i mirë i të gjitha kohëve.
“Na ishte një herë një qen” (1982), nga regjisori Eduard Nazarov, në 1983 ka fituar çmimin e parë në Odense të Danimarkës dhe çmimin special në Annecy të Francës.
“Nuk jetojmë dot pa kozmos” (2014), nga regjisori Konstantin Bronzit, në 2016 është nominuar për çmimin Oscar. Në 2015 ka fituar çmime të para në festivale ndërkombëtare në Japoni (“Tokyo Anime Awards”), Australi (Melburn), Francë (Annecy), SHBA (Rhode Island dhe Aspen), Kroaci (Zagreb), Kinë etj. Hyrja është e lirë dhe falas..Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *