Fillesat e teatrit në Shqipëri ka të ngjarë të jenë në shfaqjet e “Karagjozit”, një lloj teatri me kukulla që fillesat i ka në oborrin e Ali pashë Tepelenës. Udhëtari anglez J.C.Hobhouse në librin e tij “Një udhëtim në në Shqipëri dhe në provincat e tjera tëTurqisë në Europë dhe Azi drejt Konstandinopojës” (1813) përmend faktin që në Janinë pa një shfaqje të tillë, ku personazhe ishin figura të njohur të oborrit të Ali Pashë Tepelenës.
Në vitet e mëvonshme, personazhet u modifikuan duke përfshirë edhe vetë Ali Pashën. Kështu në tetarin e Karagjozit, një fjalë tuqrisht që përkthet në greqisht Mavromatis dhe në shqip Syziu, gjejmë personazhe si Thanas Vajën, Vezirin , Veligegën(një nga komandët e policisë së Ali pashë Tepelenës), priftin, mësuesin dhe sigurisht Karagjozin që përmbledh gjithë mënçurinë popullore. Nuk dimë në se këto shfqje kanë qenë dhe në gjuhën shqipe, pasi në Greqi vazhdon ende tradita e tetarit të Karagjozit. Gjithësesi, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër. Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit” . Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: A. Z. Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906) etj. ./http://doriankoci.blogspot.al/