Nga Blendi Fevziu
“Në fakt, gjithë kujtimet e tij nga Shqipëria nuk duhet të kenë qenë shumë të mira. Kishte mbetur jetim që i vogël dhe njerka e dënonte dhe e rrihte shpesh. Për këtë arsye ishte larguar nga fshati dhe ishte vendosur në Tiranë duke ndjekur fatin e tij. Kujtimet duhet të ishin aq të trishta, sa ai asnjëherë nuk u kthye në vendlindje. Herën e parë që vizitoi Shqipërinë, diku në fund të viteve ’70 – të, kishte përfituar vetëm për të parë disa nga qytetet që nuk kishte pasur mundësi t’i shihte në fëmijëri dhe adoleshencë, por kishte shmangur me qetësi përballjen me vendlindjen. Në dy vizitat e tjetra në vitin 1996 dhe 1997 edhe kur i kishin propozuar që të merrte një helikopter për të parë nga lart vendlindjen kishte thënë vetem një JO të thatë, Thjeshtë kaq. Më pas kishte lënë një testament të shkurtër ku kërkonte të varrosej në Tiranë ose Durrës, pa e ditur që do ta varrosnin pikërisht aty ku nuk kishte dashur të kthehej asnjëherë në gjallje, në Ishëm.
Kishte prerë çdo marrëdhënie me kushërinjtë e tij në Shqipëri. Dikur më shkruanin shpesh, më tha, më kërkonin t’ju dërgoja gjithnjë diçka nga Italia. Pastaj unë ju dërgova një kartolinë ku ju thashë të mos më shqetësonin më. Dhe që atëherë nuk më dërgojnë më asnjë rresht”.