Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor do të udhetojnë drejt Kuvajtit, për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore. Teatri i Operas dhe Baletit në Shqipëri është përzgjedhur për të qënë prezent në një event të rëndësisë së veçantë, me ftesë të Teatrit të Operas të Kuvajtit, që i ka sugjeruar qeverisë kuvajtiane prezencën e trupës tone atje. Ky është një event ku bashkohet kultura e vendeve të ndryshme të botës dhe Shqipëria do të prezantohet me një “Koncert Gala” me emrat më të rëndësishëm të operas së vendit tonë, mbështetur nga Miniastria e Kulturës dhe Ambasada Shqiptare në Kuvajt. Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të shtetit të Kuvajtit Sheikh Jaber Al-Mubarak dhe Këshillit Ndërkombëtar të Kulturës, Artit dhe Letrave.
Edicioni i 23-të i eventit më të rëndësishëm ndërkombëtar, ku do të performojnë trupat artistike të vendeve si Meksika, Belgjika, Greqia, Spanja etje, do të mbyllet me shfaqen e artistëve tanë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ky event ka për synim bashkimin e kulturave të vendeve të ndryshme. Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm të vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe bashkëprodhimit të Teatrit të Operas dhe Baletit tonë me Teatrin e Operas së Kuvajtit.
Stafi drejtues ka përzgjedhur me kujdes pjesët, të cilat do të interpretohen nga Orkestra Simfonike e TKOB dhe solistët e intitucionit më të rëndësishëm operistik në vend. Shfaqa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të përmbyllë edicionin e 23-të të “Festivalit Ndërkombëtarë të Kuvajtit”.
Programi i koncertit përfshin kompozitorë të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Thoma Gaqi, dhe kompozitorët me famë botërore si Lehar, Strauss, Verdi, Rossini etj.