Goran Svilanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR) i dha çmimin Mirsad Purivatra, drejtor i Festivalit të Filimit në Sarajeve duke e falënderuar atë për vizionin dhe përkushtimin për të promovuar artin dhe kulturën në Evropën Juglindore (EJL) dhe në gjithë botën.
“Këto janë kohë të vështira për artin dhe artistët. Megjithatë, ata shpesh me sukses anashkalojnë të gjitha pengesat që duken të pamundur për politikën, dhe ky është rasti ku shfaqet fuqia e vërtetë e artit. Festivali i Filmit të Sarajevës ka gjetur formulën që përfshin rajonin në vizionin e tij, afirmimin e talenteve rajonale dhe prezantimin e kësaj pjese të botës me më të mirën e saj. Mund të them lirisht se Festivali i Filmit i Sarajevës është një ambasador i vërtetë, jo vetëm i Bosnjës Hercegovinës, por i gjithë rajonin. ”
Mirsad Purivatra tha se ky çmim është vlerësimi më i mirë për punën e bërë në 22 vitet e fundit.
“Sinqeriteti, dialogu, toleranca dhe bashkëpunimi në rajon janë rruga për prosperitetin dhe kjo është pikërisht ajo që FFS ka synuar gjatë gjithë këtyre viteve. Gjëja më e rëndësishme është se autorët e filmit, profesionistët, biznesmenët dhe audienca kanë njohur vlerën e Festivalit në këtë proces, si pasojë janë realizuar qindra projekte të përbashkëta.
KBR-ja ka zgjedhur FFS si Kampion e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore për vitin 2016.
FFS si festivali më ië madh i filmit në Europën Juglindore dhe nga më të mëdhenjtë në Evropë, është i njohur për përpjekjet e tij të vazhdueshme në promovimin e filmit rajonal arritjet dhe talente si dhe përkushtimin për ta bërë rajonin pjesë të skenës së filmit global.
Kampion i Bashkëpunim Rajonal është vlerësim për një individ apo një institucion që Këshilli Bashkëpunimit Rajonal dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj e vlerësojnë për kontributin në bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore.
Ky është një çmim i përvitshëm që u përurua më 27 shkurt 2013 me rastin e pesëvjetorit të KBR. Laureati i parë i këtij çmimi ishte Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore – CEFTA 2006, e ndjekur nga Qendra Juglindore Evropiane për mësim sipërmarrës (SEECEL), Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (TKE) dhe Fondi Evropian për Ballkanin (FEB), i cili mori çmimin vitin e kaluar