Papa Francesku ka përshëndetur një turmë prej qindra e mijëra njerëzish ndërsa shpallte shenjtorë dy fëmijë barinj në Portugali.
“Ne i shpallim shenjtorë e të lum’ Francisco Marton dhe Jacinta Marton”, tha Papa mes duartrokitjesh.
Kanë kaluar 100 vjet që kurse dy fëmijë – dhe një fëmijë i tretë – raportuan se e shihnin Virgjëreshën Mari ndërsa ruanin delet. Fëmija i tretë është gjithashtu në rrugën e shenjtërimit, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Rreth 500,000 adhurues u mblodhën në qytetin e Fatimesë, në veri të Lisbonës, për ceremoninë e së shtunës, tha Vatikani në një deklaratë.
Pelegrinët katolikë u bashkuan në shenjtëroren e Fatimas nga vende të largëta si Kina, Venezuela dhe Timori Lindor.
“Sa herë që shikojmë te Maria, ne besojmë sërish në natyrën revolucionare të dashurisë dhe butësisë”, shkruhej në llogarinë zyrtare në Twitter të Papës.
KUSH JANË FËMIJËT DHE CILAT JANË VIZIONET
Dy nga fëmijët – Jacinta dhe Francisco Marto – janë kanonizuar për mrekullitë që u atribuohen atyre. Ata vdiqën prej gripit të 1918-1919-ës.
Të ashtuquajturat tri sekrete të Fatimesë u shkruan nga kushërira e tyre, Lucia dos Santos, i cila vdiq në vitin 2005 në moshën 97 vjeçare. Procesi i shenjtërimit filloi në vitin 2008 shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Kisha i jep vlerë të madhe vizioneve të tyre, pasi besohet se Maria u ka zbuluar të vërteta për të ndihmuar njerëzimin. Kisha thotë se vizioni i parë erdhi më 13 maj 1917.
Në një mesazh video për popullin e Portugalisë, Papa tha se do të paraqitej tek Maria “dhe duhet të ndihem i afërt, fizikisht dhe shpirtërisht, të jemi një zemër dhe një mendje”.
Profecitë u shkruan nga Lucia, vite pas shfaqjes së Shën Mërisë, që ata të tre thoshin se kishin parë. Ajo e kaloi jetën e saj si murgeshë në një manastir në Coimbra, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
-Dy sekretet e para të Lucias u zbuluan në vitin 1942.
-I pari përshkruante një vizion të tmerrshëm të ferrit, me një “det të madh zjarri”, demonë dhe shpirtra njerëzorë.
-I dyti është interpretuar si parashikim i Marisë që Lufta e Parë Botërore do të përfundonte dhe se Lufta e Dytë Botërore do të fillonte gjatë papatit të Piut XI.
-Maria gjithashtu bënte thirrje për devocion e e Rusisë, duke thënë: “Nëse dëgjohen kërkesat e mia, Rusia do të kthehet dhe do të ketë paqe; nëse jo, ajo do t’i përhapë gabimet e saj anembanë botës, duke shkaktuar luftëra dhe përndjekje të Kishës”.
-Lucia vulosi sekretin e tretë në një zarf, i cili iu dorëzua Vatikanit në vitin 1957 dhe u zbulua vetëm në vitin 2000.
Ai përshkruante një engjëll që kërkonte “pendesë”, pastaj Papën dhe klerin tjetër që ngjitej në një mal, vetëm për t’u vrarë nga ushtarët që qëllonin plumba dhe shigjeta.
ÇFARË THOTË VATIKANI PËR TA?
Sipas paraardhësit të Papa Françeskut, Benedikti XVI, vizionet e përshkruara në tri sekretet “kanë për qëllim të mobilizojnë forcat e ndryshimit në drejtimin e duhur”, shkruan BBC sipas pasqyre.al.
Ata nuk janë si Bibla – një tekst që ai e përshkruan si një “zbulesë publike”.
Vizionet e Fatimesë janë “zbulesa private”, shkruan ai. Qëllimi i tyre ishte “të ndihmonin të jetohej më plotësisht” në përputhje me mësimet e Krishtit.
Papa Gjon Pali II u qëllua nga një i armatosur turk më 13 maj 1981.
Ai besonte se mbijetesa e tij ishte për shkak të ndërhyrjes hyjnore të Marisë dhe se sekreti i tretë kishte parashikuar sulmin ndaj tij.
Gjon Pali dënonte plumbin në Fatime, dhe u fut në kurorën që stolishte një statujë të Marisë atje, shkruan BBC sipas pasqyre.al.