Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po le detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm (më shumë se çdo ministër tjetër në pas viteve ’90).
E mori detyrën në vjeshtën e 2013 kur policia ishte ndër institucionet më të korruptuara në perceptimin e publikut. Sot, Policia besohet më shumë edhe se institucionet fetare, duke lënë pas çdo institucion publik.
Pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri ka nisur një tur takimesh falënderimi me efektivët e policisë në Tiranë.
Mësohet se gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma më e fortë në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet.
Por ajo çka marrë si falënderim ishte vërtet emocionuese. Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri për bëri ndryshimin”.
Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie.