Fotografi plot nga momenti kur një pjesë e relikeve (eshtrave) të Shën Nikollës u transferuan dje nga Bari (Itali) për në Katedralen e “Krishtit Shpëtimtar” në Moskë. Reliket e Shën Nikollës u pritën në mënyrë ceremoniale nga vëtë Patriarku i Moskës, Shenjtëria e Tij, +Kirilli.
Mbërritja e relikeve u shoqërua nga tingujt festivë të këmbanave të më shumë se 600 kishave të Moskës, duke përfshirë këtu edhe ato të Katedralës së “Krishtit Shpëtimtar”. Pjesa më e bukur është natyrisht këmbanorja që tingëllon rrallë herë e përdorur e Ivanit të Madh, në Kremlin.
Reliket e Shën Nikollës janë vendosur në një arkë të veshur me ar, me peshë rreth 20 kg. Mbërritja e tyre në Rusi ishte vendosur vitin e kaluar në takimin e Patriarkut +Kirill me Papën e Romës, Françeskun dhe do të qëndrojnë në Moskë deri në datën 28 korrik 2017.
Kjo ngjarje është një gëzim i madh për të gjithë besimtarët rusë, të cilët kanë një dashuri dhe nderim të madh për Shën Nikollën. Është gjithashtu një ngjarje e rëndësishme, sepse kjo është hera e parë që pjesët e relikeve të Shën Nikollës, që mbahen në Bari kanë lënë katedralen për herë të parë gjatë gjithë 930 viteve që ato kanë qenë atje.
Shën Nikolla fjeti më 6 dhjetor 343, reliket e tij qëndruan në qytetin Miras në Azinë e Vogël (në Turqinë e sotme), deri në vitin 1087, kur disa marinarë italianë morrën reliket e Shenjtorit në konfuzionin e shkaktuar pas humbjes së një beteje nga Perandori Romanus IV.
Reliket e Shën Nikollës mbërritën në Bari më datë 9 maj 1087, dhe mbetën aty deri në këtë ditë.
Katedralja e “Krishtit Shpëtimtar”, e cila mund të mbajë 10.000 besimtarë, u mbush me kapacitet të plotë me besimtarë ortodoksë nga Rusia dhe nga vendet fqinje. Aty ku besimtarët kanë një dashuri dhe respekt të madh për hierarkun e madh, Shën Nikolla Çudibërësin.
Gjatë fjalës së Tij, Patriarku +Kirill foli për nderimin e pamasë të popullit rus ndaj Shën Nikollës. Ndër të tjera ai tha se “Praktikisht në çdo shtëpi ortodoksësh, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, ekzistojnë tri ikona: “Të Shpëtimtarit, “Të Hyjlindëses Mari” dhe ajo e “Shën Nikolla Çudibërësit”.