Ermonela Jaho në Barcelonë me “Otellon”

FB_IMG_1453330925684

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në Barcelonë ku ka premierën e “Otellos” në “Gran Teatre del Liceu”.

Vetë Jaho në profilin e saj zyrtar në rrjetin social facebook shkruan: “Nesër premiera e Otello-s në Barcelonë… Urime të gjithë familjes së Liceu-t. Koha për të lëshuar zemrat mbi krahët e kësaj muzike madhështore…”

Ermonela Jaho ishte në Londër pak ditë më parë ku po përgatitej për operan “Zazà” të Leoncavallos.

“Otello”u vu në skenë për herë të parë në “La Scalan” e famshme të Milanos më 5 shkurt të vitit 1887. Një sukses i padiskutueshëm ku Verdi u detyrua të shfaqej së paku njëzet herë në skenë, pas duartrokitjeve dhe ovacioneve të publikut.

Me “Otellon” Verdi u kthehet edhe një herë temave shekspiriane, me të cilat nuk ishte përballur më qysh prej kohës së “Makbethit” (1847). Sipas ekspertëve, me krijimin e “Otellos” së Verdit gjendemi përballë një ngjarjeje të madhe për teatrin muzikor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *