Ermal Mamaqi-Ramës: Do isha bërë deputet, po nuk pranova se shkoj në dasma

FB_IMG_1454106868486Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në “6 ditë pa Ermalin”. Në një bisedë plot batuta e humor dy personazhet kanë sjellë mjaft detaje interesante për publikun. P.sh Mamaqi i ka zbuluar kryeministrit arsyen pse nuk është bërë deputet.
Pjesë nga emisioni:
Ermali: Më thënë të drejtën dhe mua po më pëlqen humori. Ne të dy mund të bënim një dyshe, në emision, nam fare. Po u tërhoqët nga politika, se unë nuk futem..

Rama: Të është dhënë oferta?

Ermali: Po më është dhënë për deputet.
Rama: Për deputet?

Ermali: Po nuk kam pranuar.
Rama: Pse, ke ndonjë precedent penal?

Ermali: Jo, shkoj nëpër dasma
Rama: Jo se është dhe ky dekriminalizimi dhe partia jote e ka ngritur me të madhe.

Ermali: E di mo e di. Po a kanë të drejtë?
Rama: Që e kanë ngritur me të madhe, ata, sigurisht është të qash apo të qeshësh. Po që u bë mirë që u bë, u bë mirë. Kurse unë të premtoj se unë nuk do plakem në politikë si lideri yt duke bërë fjalime e konferencë shtypi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *