Epshor dhe i fiksuar pas vajzave adoleshente, ky është konkluzioni i arritur për regjizorin e famshëm Woody Allen, nga gazetari i Washington Post, Richard Morgan. Ky përfundim bazohet në verifikimin e disa materialeve të papublikuara më parë për 82-vjeçarin ku përfshihen dorëshkrime, histori të ndryshme apo biseda. Materialet ishin akumuluar prej vitit 1980 në librarinë e universitetit të Princeton.
Morgan flet për një “obsesion të fortë për minorenet” si dhe “ndjenja epshore”. Këto të dhëna dalin kur ka plasur skandali i ngacmimeve seksuale të producentit Harvey Ëeinstein.
Në një prej materialeve gazetari Morgan citon regjizorin të ketë shkruar në një prej fantazive: “Nxora kontratën nga xhepi im, e firmosëm, por jo para se të flisnim për obligimet seksuale që duhet të kishte, që ka qenë detyrim për çdo aktore që firmoste”. “Së shpejti ju do të mësoheni me rregullat e mia”, shkruan më tej regjizori amerikan.
Nga shënimet del se fantazitë e skenarëve, shpesh herë frojdiane, të jenë realizuar me të vërtetë: Në grupin “manhatan”, Allen i vodhi puthjen e parë një 16-vjeçareje, Mariel Hemingëay.
Jeta e tij artisitke, “duket se është pasqyrim i vetes së tij”, shkruan gazetari Morgan./JavaNews