“Enver Hoxha” sipas Blendi Fevziut, në Londër libri që endet mes publicistikës e historisë
“Enver Hoxha” publikohet në Londër me përkthimin Anglisht. I.B.Tauris ka mbaruar botimin dhe e hedh në treg këto ditë. Libri që ka pasur shitje e publicitet të jashtëzakonshëm ndër shqiptarë, tashmë i drejtohet një publiku të huaj që janë mësuar si me bestsellera edhe me studime të mirëfillta.
Vetë Fevziu ka publikuar dy vlerësime për librin në tregun anglishtfolës:
-Puna e Blendi Fevziut është e jashtëzakonshme. E shkruar si një novelë krimi, bazuar në akses të pakrahasuar në arshivat e shtetit Shqiptar, që më parë kanë qënë të mbyllura, libri është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41 vjeçar të Hoxhës, dhe i jep zë shumë zërave që Hoxha kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe.
(Rober Austin, Shkolla e Aferave ndërkombetare – Universiteti i Torontos – Kanada)
-Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha i Blendi Fevziut është një rrëfim tërheqës dhe realist i jetës dhe kohës të diktatorit Stalinist të Shqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada. Ky libër ëshë një kombinim mjeshtëror i biografisë dhe historisë.
(Nicolas Pano, profesor i historisë në Universitetin e Western Illinoisit USA)