Emmy 2016, “Game of Thrones”, me numrin më të madh të nominimeve

Seriali “Game of Thrones”, prodhim i televizionit “HBO” ka siguruar numrin me të madh të nominimeve për çmimet më të rëndësishme për prodhimet televizive në SHBA, Emmy, që do të jepen në 18 shtator në “Microsoft Theatre”, të Hollivudit në Los Anxheles.

Ky prodhim televiziv që vitin e kaluar fitoi çmimin për serialin më të mirë në zhanrin e dramës, ka siguruar 23 nominime, përfshirë sërish për serialin më të mirë dramë, dy nominime për aktorin më të mirë në rol dytësor dhe tre nominime për aktoren më të mirë në rol dytësor.

“Game of Thrones” në kategorinë e serialit më të mirë të zhanrit dramë është në garë me serialet: “Homeland”,“The Americans”, “Better Call Saul”, “Downton Abbey” dhe “House of Cards”, por edhe serialit të ri të suksesshëm amerikan, “Mr. Robot”.

Seriali “The People v. O.J. Simpson: American Crime Story,” ka siguruar 22 nominime. Ky serial po tërheqë vëmendjen më të madhe, pasi flet për tensionet racore në sistemin e drejtësisë së Amerikës, një temë që po dominon lajmet e këtyre ditëve në SHBA.

Në zhanrin komedi, seriali “Veep” udhëheqë me 17 nominime, përfshirë edhe në kategorinë e aktores më të mirë për Julia Louis-Dreyfus.

“Veep” garon përballë “Silicon Valley,” “Black-ish”, “Modern Family”, “Master of None” dhe “Unbreakable Kimmy Schmidt,” si dhe “Transparent.”

Midis të favorizuarve është edhe “Mr .Robot”, seria e re e NBc, me protagonistë Rami Malek, edhe ai kandidat si aktori me i mire në një seri dramatike.

Çmimet Emmy votohen nga juria me mbi 20 mijë anëtarë të Akademisë amerikane të Televizionit, Artit dhe Shkencës./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *