Aktorja shqiptare Ema Andrea ka tërheqë një paralele mbi debatet për censurimin e filmit të kohës së komunizmit, me serialet e tanishme që shfaqen nëpër TV-të. Ajo ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook mbi këto seriale, duke theksuar se telenovelat që shfaqen në televizionet shqiptare dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve, por edhe dëmtojnë figurën e femrës.
Me qe ka dale moda e censures! Une mendoj te censurojme telenovelat turke e indiane e cdo telenovele qe demton shendetin mendor te femijeve qe rrijne me gjysherit(pasi keto telenovela trasmetohem pa orare te kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) .Demtojne gjithashtu edhe figuren e femres! Besoj shume nene ne Legjislacion lejojne censuren per sa me lart!Une jam gjalle dhe nuk lejoj qe ideologjia maskiliste e ketyre veprave te dobeta artistike te me lendoje apo te drejtoje edukimin e brezit te ri kundrejt femres! Madje do bej nje shoqate e do marr ca fonde per kete fushate! E deklaroj te hapur’, shkruan Andrea.