Aktorja e njohur amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka mbështetur Shqipërinë në Eurosong. Konkretisht ajo ka shpërndarë videoklipin e këngës “Fairytale” të Eneda Tarifës, duke shkruar: “Shqiptarë, mbështeteni këtë vajzë”. Prej ditës së dielë, kur kënga u transmetua nga Radio Televizioni Publik Shqiptar dhe më pas u postua në youtube, kënga ka pasur më shumë se 100 mijë klikime, nga të cilat numri i mospëlqimeve është sërish më i madh se i pëlqimeve. Kënga është pritur me kritika dhe shumica e komentuesve mendojnë së version shqip ishte më i mirë se version anglisht i saj.