Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave me 350 milionë dollarë të ardhura, sipas “variety.com”.
Industria e telenovelave turke, ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë 10 viteve të fundit.
Një artikull i publikuar në “variety.com”, bën të ditur se serialet televizive turke vazhdojnë të kenë shumë popullaritet anembanë globit, ndërkohë që Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave, menjëherë pas SHBA-së.
“Serialet turke, shumë të ndjekura veçanërisht në shtetet e Amerikës Latine, renditen vazhdimisht mes 15 programeve me shikueshmërinë më të lartë në këto vende”, thekson artikulli në fjalë.
Gjithnjë sipas “variety.com”, 4 nga 15 programet më të ndjekura në vendet amerikanojugore janë gjithashtu telenovela turke.
Në vitin 2023, eksportuesit e serialeve televizive turke synojnë të fitojnë 750 milionë dollarë nga eksporti i produksioneve të tyre.
Edhe pse tregjet më të fuqishme në eksportin e telenovelave turke mbeten Lindja e Mesme, Ballkani, Evropa Lindore, Afrika e Veriut, Amerika Latine dhe Azia Qendrore, ato ndiqen sot me interes të lartë pothuajse në çdo vend të botës.
Telenovelat turke eksportoheshin në rreth 50 shtete vetëm 5 vite më parë, ndërsa shifrat e sotme flasin për 142 vende.
Serialet turke më të shitura jashtë shtetit gjatë kohëve të fundit janë “Vatanım Sensin” (Atdheu im je ti ose Dashuri e plagosur), “Gümüş” (Argjend) dhe “Hayat Şarkısı” (Kënga e jetës).(TRT)