Ekskluziviteti i festave, a duhet të festojmë çdo gjë në Tiranë?

Nga Jualian Deda
Shqipëria ndryshe nga çdo vend i botës, po vrapon me shpejtësi drejt centralizimit të aktivitetit tradicional. Këtë po e arrin nëpërmjet vjedhjes së ekskluzivitetit të festave. Ka një përpjekje të pakuptimtë, e cila sigurisht nuk fillon sot, por ka tendencën e frikshme për të përqendruar çdo festë në Tiranë. Pra Kryeqyteti ka gjithçka, shtetin, godinat e tij, TV kryesore, çdo aktivitet artistik bëhet këtu, madje edhe festat tradicionale të qyteteve të tjera festohen ë mënyrë jo-organike në Tiranë.
Mendoni për një moment sikur Oktober Fest, qe normalisht festohet ne Munchen, të festohet papritur edhe në Berlin. Rasti tjetër i shpërndarjes së vëmendjes është edhe Italia. Roma është Kryeqytet, por Milano është qendra e modes. Në Turqi, Ankaraja është Kryeqytet, por Stambolli është qendra e historisë dhe jo vetëm. Në Brazil, Rio de Zhaneiro flet më shumë se Brasilia….etj etj, që të mos i hyj SH.B.A-ve.
Po këtu? Ç’është kjo babëzi festive për t’i rrembyer qyteteve të tjera festat dhe si rezultat t’i “vdesësh” fare, t’i kthesh në inekzistent duke e sjellë vëmendjen në Tiranë. Shqiptarët janë të varfër, dhe për këtë arsye lëvizin pak. Jepi një arsye për të shkuar në atë vend, në momentin që i vjen mundësia. Nëse nuk do ishte për këto festa, cila do ishte arsyeja për të shkuar atje? Pse duhet të shkoj në Elbasan nëse s’do kishte Ditë Vere? Pse të shkoj në Korçë, nëse i rrëmbehet festa e birrës? Edhe ekonomikisht jemi korrekt, sepse në këto ditë turistësh, le të shkojnë ca lek edhe jashtë Tirane.
Si përfundim, mendoj se duhet shpërndarë vëmendja. Çdo qytet të ketë një ditë ekskluzive, për të cilen punon gjithë vitin për të pritur turistë, ditë të cilën të mos ja rrëmbejë Tirana. Kështu kemi një Shqipëri, të paktën nga ana festive më të kompletuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *