Eja më duaj

Nga Albina Gjergji

Eja më duej shpirt.
Më dhemb koha
Që tretet
Në pritjen
Me u dhanë
Pa pyetë
Si,
A
Qysh
Duhet
Me u dashtë (?)

Hiqe pallton gri
Që veshë
I ke qiellit tonë
E
T’vrapojmë në rrugën e t’amlit
Mbi re.

Yjet presin
me u mbledhë
E shporta
don mbushë
me ngjyrë të kuqe…

Jepma dorën zemër
Dorën ma jep
Të bajmë sikur
Dimni ka ikë
E që pranverën
Pa e kena
T’u’j ardhë
Qysh në shkurt.

Eja më duej o shpirt
Se në qiellin e syve tuej
Qëndroj si Diell
E në ty
Duhet me mbërrijtë bashkë…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *