Besohet se strukturat e zbuluara i takojnë periudhës së faraonit Ramses i 2-të.
08.02.2017 ~ 10.02.2017
Egjipt – Zbulohen struktura të reja faraonike
Arkeologët kanë zbuluar disa struktura faraonike në deltën Nil të Egjiptit, bëri të ditur sot Ministria egjiptiane e Antikitetit.
Sipas një njoftimi të ministrisë në fjalë, një mision arkeologjik egjiptiano-gjerman ka zbuluar ndërtesat, njëra nga të cilat ata besojnë se është tempull pallati, në fshatin Qantir, që ndodhet rreth 60 milje në verilindje të Kajros.
Qantir në kohën moderne ndodhet në lokacionin ku ka qenë e vendosur dinastia e 19-të e Faraonit Ramses i 2-të që është njohur edhe si kryeqyteti i saj, Per-Ramesses (Shtëpia e Ramsesit).
Kreu i Sektorit të Antikitetit të Egjiptit, Mahmoud Afify tha se ndërtesat qëndrojnë në një sipërfaqe prej 200 metrave katrorë. “Së shpejti do të gjejmë vendndodhjen e portës kryesore të tempullit”, tha ai.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Henning Franzmeier, shefi i misionit të arkeologëve gjerman, tha se nevojiten më shumë gërmime për të nxjerrë në dritë të gjitha sekretet e qytetit të lashtë. I lindur në vitin 1303 para erës sonë, Ramsesi i 2-të ishte faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të lashtë të Egjiptit.
Ai udhëhoqi disa fushata ushtarake në Levant, në një pikë rimori nën kontrollin egjiptian mbi vendin e Kanaanëve, ndërsa udhëhoqi edhe ekspedita në jug të Nubia-s (Egjipti jugor dhe Sudan verior). Vdiq në vitin 1213 para erës sonë.(TRT)