Për mirë apo për keq, pamja ka rëndësi në shoqërinë tonë. Ka rëndësi për vëzhguesin dhe të vëzhguarin. Qenia njerëzore është e shqetësuar me çështjen e pamjes së tyre dhe të të tjerëve, sidomos për pamjen e një partneri të ardhshëm…
Interesimi për pamjen ka rëndësi aq sa të krijojë një industri bukurie multimilardëshe me reklamat e saj shoqëruese dhe fitimprurëse. Pamja gjithashtu ka rëndësi aq sa t’i çoj miliona njerëz çdo vit në duart e dermatologëve dhe kirurgëve plastikë për të kërkuar përmirësim kozmetik, si dhe ndryshime të tjera të trupit nga specialistët jo mjekësor. Por, duhet të kuptohet se pamja nuk është gjëja më e rëndësishme. Për ata që nuk kanë probleme, pamja është qendrore në përshtypjen e parë që i bëjnë botës. Ajo që ka rëndësi më shumë, megjithatë, është karakteri, si dhe zgjedhjet e jetës dhe veprimet që njëri bën. Pamja është qartazi një pjesë e vetë-respektit, por njëkohësisht është relative. Ka rëndësi më tepër tek disa se tek disa të tjerë. Në të vërtetë, për shume njerëz, bukuria është e diskutueshme, shpesh edhe çështje pezmatuese. Dermatologët kozmetikë dhe kirurgët plastikë mund të luajnë një rol të veçantë në jetën e pacientëve duke kryer procedura që japin një pamje më rinore, dhe duke edukuar pacientë në teknikat për të parandaluar plakjen, pra duke iu dhënë një rrugë shtesë pacientëve për të përmirësuar vlerësimin për veten. Përveç kësaj, mjekët kanë një mundësi të veçantë për t’u përfshirë në ndryshime të rëndësishme në psikologjinë e pacientëve. Të ndjerit mirë e pacientëve për vetën e tyre, është pa dyshim njëra nga çështjet kryesore e preokupimit të dermatologëve kozmetikë dhe kirurgëve plastikë.
Me sa duket ka një kërkim të pashtershëm ndërkulturor për “bukuri.” Koncepti i bukurisë ka evoluar ndoshta përgjatë shekujve, si dhe përpjekjet për ta përcaktuar, ta kuptuar, ose për ta kapur atë kanë vazhduar. Realisht, kërkimi i bukurisë duket universale dhe i përjetshëm. Kur kërkesa është që të bëhen ndryshime tek bukuria e dhuruar, që duket që kërkesat nuk janë të pakta, një procedurë e tillë është mirë të lihet në duart e profesionistëve të cilët janë ekspert në fiziologjinë dhe shëndetin e zonave që do të ndryshohen. Ndoshta është e vërtetë se “askush nuk mund të bëjë të ndjehesh inferior pa miratimin tënd”, po aq i vërtetë është fakti që pacientët i japin leje mjekut për t’i bërë ata të ndjehen superior. Superior për veten e tyre të tanishme ose thjesht me veten e tyre të mëparshme. Specialistët duhet ta trajtojnë këtë fuqi me përgjegjësi dhe mençuri. Mjekët duhet ta dinë se ekzistojnë ndikime të panumërta në lidhje me vendimet estetike të individëve dhe të përpiqen të edukojnë pacientët të bëjnë zgjedhjet e duhura, që do të rrisin respektin për veten e tyre dhe për ta përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, pa shkaktuar dëme.