Edi Rama: Zana Çela u prit si shtrigë, por është shtriga e duhur për Operën

Një takim në Ministrinë e Kulturës u mbajt për nder të sopranos Enkelejda Kamani e cila është fituese e Akademisë së Teatrit “La Scala”.

“Faleminderit Enkelejda. Lindja e një ylli të ri shqiptar në skenën e muzikës botërore, është një lajm gjithnjë i gëzueshëm për kombin tonë dhe një arsye më shumë, për të besuar se asgjë nuk është e pamundur, me besim, kurajo, punë e sakrifica”, shkroi Rama në ERTV Live në FB. Më pas, në fjalën e mbajtur ai tha:

“Në gjithë botën e emocionale të njeriut, kur te jepet mundësi të jesh pranë njerëzve si Enkelejda, është një nder edhe një fat për të gjithë ne. Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia ta përshëndes Enkelejdën këtu sot, jo thjeshtë për atë që ajo bën në skenë, se për atë e përshëndesin njerëz shumë më kompetentë se unë, por për shembullin e saj se besoj që forca e shembullit të saj është një dhuratë shumë e çmuar që Enkelejda i bën të gjithëve, të gjithë vajzave e djemve të këtij vendi duke treguar si dikush pa një mbiemër të njohur pa një familje që ka mundësi të jashtëzakonshme.

Përkundrazi në një familje të zakonshme prindërish që jetojnë me punën e tyre të ndershme dhe rritur në një qytet që nuk ëhstë metropol i muzikës as i arteve, por afër Tiranës dhe larg Tiranës, mund t’ia dalë duke ndjekur me kurajo me pasion, me vullnet dhe me sakrifica ëndrrën e vet. Sigurisht nuk ështe e para por është një tjetër dëshmitare e mrekullueshme në vazhdën e atyre që kanë dalë nga bota jonë e vogël dhe kanë pushtuar skenat e botës së madh të muzikës me talentin e trye dhe me atë që kanë të veçantë përderisa spikasin mes qindra mijëra të tjerëve.

Me vjen mirë për Zanën që ka sjellë mbarësi në TKOB ku u riprit si rikthimi i shtrigës por që jam i bindur se është shtriga e duhur për TKOB-in tonë që po rindërtohet me në fund pas shumë dekadash i lënë pas dore. E vetmja gjë që shkëlqen te performanca e artistëve për çdo gjë tjetër rrezatonte trishtim e braktisje të këtij ishulli fantastik shumë më teëpr se ç’i kanë dhënë politikanët gjithë këto vite. E ardhmja është e atyre që besojnë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *