Kryeministri shqiptar do të vizizojë Serbinë, ku mes të tjerash do të promovojë edhe librin e tij “Kurbani”, i cili është përkthyer serbisht si dhe një ekspozitë personale. Portali serb Danas, shkruan se Rama do të niset nga Beogradi për në Nish më 14 tetor ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë, për projektin mbi ndërtimin e autostradës Nish-Durrës, ku pritet që zyrtarë të lartë të Kosovës po ashtu të jenë të pranishëm. Më tej Rama do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd në datat 12-14 tetor. “Siç jemi informuar nga burime në Tiranë, autostrada do të ndërtohet patjetër, edhe pse Bashkimi Europian nuk ka ende propozime konkrete sa i takon pyetjes sesa fonde do të miratohen”, shkruan Danas, sipas B92.net.
“Libri “Kurban”i kryeministrit shqiptar botohet para mbërritjes së Ramës dhe do të promovohet në takimin e sipërmarrësve në Nish, dhe mbase në këtë rast do të bëjmë një miniekspozitë me pikturat e Edi Ramës. Për më tepër, para Panairit të Beogradit, do të botojmë edhe “Pallatin e ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Do të botojmë edhe libra të tjerë të këtij autori në serbisht”, ka thënë Veran Matic, drejtor i shtëpisë botuese “Samizdat B92”.
“Kurbani”
Këshilltari politik i Edi Ramës, shkrimtari e publicisti Shkëlzen Maliqi ka folur mbi librin e kryeministrit shqiptar që promovohet në Beograd. Ai sqaron për mediat serbe se libri ‘Kurban’ u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Rezultati ishte shumë i ngushtë. Në numërimin e parë, Rama ishte para kundërshtarit me vetëm 9 vota. Më pas Partia Demokratike bëri një ankesë për rinumërimin e votave të pavlefshme… Rama vendosi të shkruajë dëshminë e situatës në Shqipëri duke përballur vizionin e tij në modernizimin e Tiranës dhe Shqipërisë me Berishën autoritar”, thotë Maliqi mbi përmbajtjen e librit. Ai vëren se është libër “i pazakontë, i parë si analizë dhe i shkruar disi me një stil barok me shumë metafora e humor”. “Kur vjen puna tek Kadare, ‘Samizdat’ ka rënë dakord të botojë një përzgjedhje me pesë libra që unë kam propozuar se mund të jenë interesantë për audinecën këtu”, ka thënë Shkelzen Maliqi për “Danas”.
Të domosdoshme marrëveshjet ndërshtetërore në fushën e kulturës
“Para Panairit të Librit në Beograd, ne do të publikojmë vëllimin e parë të librit “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj “, shkruar nga Petrit Imami, si në gjuhën serbe dhe atë shqipe, ndërsa deri në fund të këtij viti, vëllimin e dytë të të njëjtit libër, rreth 1200 faqe që përfaqëson marrëdhënien më të plotë serbo-shqiptare që nga fillimi të tyre do të publikohet”, thekson Veran Matic për agjensine Danas. Ai njoftoi se Samizdat përfundon përgatitjet për botimin e librit të ri të Veton Surroit “Ambasadori dhe ese të tjera heretike” , i cili është praktikisht vazhdim i “Këmbët e gjarpërit”.
“Unë besoj se bashkëpunimi kulturor mes Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie të madhe, aq sa politike edhe ekonomike. Distanca etnike midis serbëve dhe shqiptarëve është shumë e thellë dhe do të ishte tepër naive për tu përpjekur ta kapërcejme atë vetëm nëpërmjet politikës apo ekonomisë . Për marrëdhënie tolerante dhe harmonie është e nevojshme që të mësojmë më shumë për kombin e kundërt dhe për të pranuar tiparet e veçanta të çdo kombi, respektivisht. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme për të patur marrëveshje ndërshtetërore në fushën e kulturës dhe te bashkëpunimit shkencor e arsimor me axhenda te qarta, precize dhe shumëvjeçare, me qëllim që ato të mund të integrohen në buxhetet e shteteve tona, thekson Veran Matic. Me shkurtime nga B92/ Pasqyre.al