Olti Curri ka demaskuar një fakt të hidhur që ndodh rëndom në realitetin shqiptar. Duke parë reagimet masive për vdekjen e tij, të cilët i dinë emrin po jo veprat, Curri është çuar në mëngjes dhe ka shkruar diçka sipas vetes, e në fund ka vënë si autor të madhin Eko.
Ai shpjegon me një status më vonë ku shkruan se teksa lexuesi ynë kur vjen puna tek kultura e arti është indiferent, krejt papritur mban zi e qan nëpër Facebook për vdekje personalitesh.
E dini si eshte e verteta? Kjo shprehje nuk eshte fare e shkrimtarit Umberto Eco. Por e sajova une aty per aty.Sot u zgjova dhe pashe qe 99% e shqiptareve ishin duke vajtuar humbjen e shkrimtarit te njohur italian, nderkohe qe librat e tij qarkullojne shume ngadale neper librarite shqiptare. Nderkohe qe kopertina e nje libri, posteri i nje shfaqeje teatri, apo muzike klasike merr me shkelma 15 like, papritur vdekja e Umbertos perjetohet si vdekja e nje familjari.
Pushofsh ne paqe Umberto Eco., shkruan Curri në faqen e tij të Facebook.