Gazetarja e njohur shqiptare Arbana Xharra, është dhunuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një parking në Prishtinë, pak pasi ishte kthyer nga Tirana.
Dhunimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi ajo vendosi që të bashkohej me PDK-në, duke i hyrë kështu politikës.
Për momentin nuk dihen autorët e dhunës ndaj ish-kryeredaktores së gazetës “Zëri”, por ajo ka qenë objekt kërcënimesh nga myslimanët radikalë dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të qendrimeve të saj kritike ndaj këtyre të fundit.
??