Në vitin 1545 një fatkeqësi goditi popullin astek të Meksikës. Njerëzit nisën të vdisnin pas dhimbjeve të mëdha në kokë dhe gjakderdhjes nga sytë, goja e hunda.Për vetëm pesë vjet, rreth 15 milionë, 80 për qind e popullatës – vdiq si pasojë e epidemisë të quajtur ‘cocoliztli’. Kjo nënkupton murtajë. Shkaktarët e saj megjithatë nuk janë ditur për gati 500 vjet.
Të hënë shkencëtarët hoqën linë, fruthin, shytat dhe gripat si të dyshuara, duke identifikuar “ethet e zorrëve”, që u gjetën nga testet e ADN-së të dhëmbëve të një prej viktimave.
Ashild Vagene nga Universiteti i Tuebingenit në Gjermani ka thënë se ‘cocoliztli’ ishte një prej epidemive të shumta që kishte prekur Meksikën pas arritjes së evropianëve, transmeton Koha.net.
Kjo konsiderohet të jetë një prej epidemive më vdekjeprurëse në histori, duke iu afruar ‘Black Death’ që mbyti 25 milionë njerëz në Evropën perëndimore në shekullin e 14-të.
Kolonizuesit evropianë kishin shpërndarë sëmundje me të depërtuar në botë, duke “dërguar” mikrobet që popullatat tjera nuk kishin parë kurrë dhe kishin mungesë imuniteti ndaj tyre.
Sipas analizave të ADN-së, marrë nga 29 skelete, u gjet bakteri ‘Salmonella’, i cili shkakton ‘ethet e zorrëve’. ‘Salmonella’ besohet se atë kohë ishte e pranishme në Evropë.