Shpesh përsëris nën zë
se duhet jetuar vetëm me kujtime
kur më kanë mbetur dhe pak ditë.
Ajo që ka kaluar
duket si të mos ketë qenë kurrë më parë.
E shkuara është lak
që shtrëngon fytin e mendjes sime
dhe unë nxjerr energji që të përballoj të tashmen time
e shkuara është vetëm tym i atij
që s’ka jetuar.
Ajo që sapo pashë
nuk vlenë më për asgjë.
E shkuara edhe e ardhmja
s’janë realitete, veç iluzione kalimtare.
Dua të çlirohem nga koha
Dhe ta jetoj të tashmen edhe pse s’ekziston kohë tjetër
veç çastit të mrekullueshëm.
Përktheu: Faslli Haliti
Alda Merini (Milano, 21 mars 1931 – Milano, 1 nëntor 2009) ishte një poete, shkrimtare.