Rasti i Bob Dylan duket se ka mbërritur në fund. Artisti, siç transmeton ATSH, nuk do të jetë prezent në festën e fituesve, që do të zhvillohet në Stokholm më 10 dhjetor , por organizatori i çmimeve Nobel në rrjetin social Twitter ka bërë të ditur se do të lexohet një fjalim i vetë Dylan, fitues për letërsinë.
Bob Dylan do të jetë prezent edhe përmes këngës “A Hard Rains A Gonna-Fall”, që do të këndohet në ceremoni nga Patti Smith.
Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dylan u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë në 13 tetor, për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda këngëve tradicionale amerikane.