Dy Ema në Bienale

Aktore, te bukura e te talentuara. Ato kane qene bashke ne Bienalen e Venecias.

Jane dy emrat e Emat e artit shqiptar: Andrea e Ndoja. Dy femra te forta e te guximshme.

Ema Andrea

Ema është Ema, grua e hekurt që siç thotë edhe vetë “Unë jam djersa ime”, për të dhënë mesazhin se ajo nuk mund të dalë jashtë konturit të parimeve të sajë, por edhe se ajo është aty ku është, fal aftësisë së saj. “Më vjen mirë kur kolegë më të vjetër se unë më shprehin respekt”, ka treguar Ema.

Kur eshte pyetur  “A është fatkeqësi të jetojë në Shqipëri një Ema Andrea?” Ajo ka thene: Edhe për Emën është fatkeqësi, sidomos kur ajo lidhet me anën profesionale.

“Unë nuk ëndërroj role. E marr rolin nëse jam e bindur se jam e zonja të komunikoj me atë rol. Kam pasur dhe pauza gjatë karrierës sime artistike, dhe unë nuk punoj në teatër nëse nuk e ndjej që duhet të komunikoj me njerëzit. Nëse nuk e ndjen që je e frymëzuar, nëse kupton që do një pauzë, unë nuk punoj role. Funksionoj kur dua të flas, dua të bëj diçka dhe mbi të gjitha bashkëpunëtorët më japin besimin që ne do të ndërtojmë një shfaqje për të cilën pikënisja vjen nga ne, për të shprehur dhe shkon tek spektatori”, ka thene ajo

 

Ema Ndoja

Aktore e njohur e filmave shqiptarë. Disa prej filmave ku interpretoi janë “Në prag të jetës” (1985), “Guri i besës” (1986), “Vrasje në gjueti” (1987), “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988), “Balada e Kurbinit” (1989), “Fletë të bardha” (1990). Por, fatkeqësisht, atëherë kur Ema Ndoja po ngjiste suksesshëm rrugën e karrierës së vet, do t’i duhej ta ndërpriste. Ndërrimi i sistemeve do ta ndalte për një kohë të gjatë industrinë e filmit. Ish-Kinostudioja “Shqipëria e re” nuk ekzistonte më dhe prodhimet filmike u bënë gjithnjë e më të rralla. Në këtë atmosferë, që nuk ofronte shumë shpresë, ishte shumë e vështirë që një aktore të gjente veten.

Ishin vitet kur skenës dhe ekranit do t’i largoheshin disa prej emrave të saj më të mirë, si Eva Alikaj, Anisa Markarian etj. Do të largohej po ashtu edhe Ema Ndoja. Martesa me avokatin dhe politikanin gjerman Rezzo Schlauch do ta mbante larg skenës dhe daljeve publike. Pas një shkëputjeje të gjatë, ajo do të rishfaqej për publikun në një aktivitet ku ndërthurej poezia dhe muzika në vitin 2011, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Së bashku me mexosopranon Vikena Kamenica dhe pianisten Merita Rexha, do të sillte një “Udhëtim dimri”, një cikël prej 24 këngësh nga poeti gjerman Wilhelm Müller, me muzikë të Schubert.

FB_IMG_1494682867680

One comment

  • Ku ku medet dy Evat mekatare! Me e madhe kurveria e korrupsioni i zemres se talenti i tyre!

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *