Edhe pasi u bë një superstar, gjithmonë e ka konsideruar veten një djalë antisemit në dukje qesharak, në skajet e famës. Pesë dekada më më pas ai flet për racizmin dhe filmat dhe si ‘Tootsie’ e bëri atë një feminist.
Kur mbërriti në New York pesë vite më parë, Hoffman e kuptoi që ishte në vendin e duhur në çastin që pa dikë të urinonte në rrugë në mes të ditës. “Mendova, unë jam më në një ambjent plastik”. Por 10 vitet që pasuan qenë të vështirë. Iu deshën pesë vite përpjekje për t’u pranuar në “Studion e aktorëve” të Lee Strasberg. E ndërsa përpiqej të ngrinte karrierën e tij përkrah miqve Robert Duvall dhe Gene Hackman – Hoffman bëri disa lloje punësh, përfshirë punën në një spital psikiatrik, asistent shitjesh në “Macy’s”, një dyqan lodrash për fëmijë. “Isha shumë afër me Ratso Rizzo kur shkoja në shkollë– ashtu u ndjeva. Isha një i ardhur. Dhe kam bërë punë të çuditshme, përfshirë pastrimin e tualeteve për një jetesë që më çonte në kushtet e Ratso-s(rol tek Midnight Cowboy) ndaj roli i tij nuk ishte i vështirë”
The Guardian, shkruan se të dielën e kaluar Dustin Hoffman, nuk ka qenë në ceremoninë e “Oscars”, por duke parë një ndeshje.
“Nuk isha i ftuar, nuk isha i nominuar dhe unë nuk shkoj thjesht për të shkuar”, ka thënë ai për ‘The Guardian’. “Është një nga spektaklet më të këqija, që ndërpritet për reklama dhe shfaqja vazhdon e vazhdon. Çmimet “Bafta” janë të mruekullueshme; ulesh në teatër, ka shampanjë, mund të bëhesh tapë dhe të ndjekësh shfaqjen nga fillimi deri në fund”.
Tani 78 vjeç, Hoffman shpesh kujton rrënjët e veta. Njerëzit e pëlqenin– i shkurtër, hebre, me pamje pak të çuditshme, e që gjithsesi nuk mendohej se do të bëhej yll filmash.
Ishte filmi “The Graduate” që i dha famë. “Po, ishte diçka ndryshe të ecje në Fifth Avenue me një vajzë me gjoks të bukur që vinte e të thoshte: më jep një autograph. Kjo, nuk kishte ndodhur më para. Edhe pas kësaj, ai vendosi të hiqte dorë nga filmi. “M’u ofruan shumë pjesë por nuk doja të luaja më në filma, doja të kthehesha në teatër. Ai priti një vit derisa mori rolin Ratso Rizzo në ‘Midnight Cowboy’.
Hoffman shton se ndërgjegja feminist iu rrit nga filmi “Tootsie”, në të cilin ai luajti rolin e një aktori që është i detyruar të merrte një identitet të ri- të sillet si grua, që të marrë një rol në një film. E injoruar si një grua mesatarisht e bukur, thotë ai, e bëri atë të kuptojë se si shumë gra ishin ndjerë sepse nuk përputhen me standardet ideale të bukurisë sipas shoqërisë. “Ti e kupton, se të kanë thënë një gënjeshtër dhe që e ke pranuar atë gënjeshtër dhe e ke jetuar atë gënjeshtër e kjo më ndryshoi mua”. Së fundmi, ky film është votuar nga aktorët si filmi më i mirë i të gjitha kohërave. “Aktorët”, thotë Hoffman, “panë në të një nivel që pjesa tjetër e publikut nuk e pa” – gjë që tregon nivelin e tmerrshëm të audicioneve.