Princi William dhe Kate Middleton kanë nisur turin mbretëror në Suedi dhe Norvegji. Ndalimi i tyre i parë ishte në një fushë hokej, një sport shumë popullor në Skandinavi.
Dukesha edhe pse shtatzënë ka guxuar e ka marr shkopin për të luajtur.
Kur ishte shtatzanë me Princin Geroge ajo luante ping pong me taka të larta.
Dihet që Kate që nga periudha e shkollës ka qenë shumë e zonja në hokej këtë lloj sporti por që praktikohej në bar jo në akull.
Dukesha, e cila do të lindë në prill dukej bukur me një pallto të zezë të trashë me jakë pelushi. Pjesa tjetër e veshjes dimërore plotësohej nga një palë streçe, çizme bore, një shall kaf dhe një kapuç.
Çifti po udhëton pa fëmijët e tyre, princ George dhe princesha Charlotte. Duka dhe Dukesha do të qëndrojnë në Stokholm deri nesër, por kanë një program të ngjeshur që parashikon një drekë me familjen mbretërore të Suedisë dhe një darkë formale ku ato do takojnë persona të famshëm suedez si Alicia Vikander dhe Stellan Skarsgård. Ata do të udhëtojnë dhe në Oslo, për gjysmën e dytë të turit të tyre katërditor.
Gossipi me i ri është se dukesha do të lindë në prill binjakë.