Gjithë bota sot pret me kureshtje mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar.
Shumica e kritikëve të filmit e kinemasë, në media prestigjoze shkruajnë se 28 shkurti 2016 mund të jetë nata e madhe e aktorit 41 vjeçar Leo Di Caprio. Dhe kjo jo, sepse Akademia ia ka “borxh” statujën e Oscar, por sepse Leo përgjatë këtyre dy dekadave ka provuar të jetë një aktor i shkëlqyer nga Titanic e deri tek The Wolf of Wall Street.
Sipas këtyre kritikëve ndoshta vërtetë The Renevant mund të mos jetë filmi më i mirë që ka bërë, por duke parë nominimet e këtij viti, atëherë cili mashkull mund ta meritojë statujën e artë, mos ndoshta Matt Damon me filmin The Martian?