Duhet vullnet për të shpëtuar Valbonën nga Sali Berisha!

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reguar për vendimin që i hap rrugë ndërtimit të HEC-eve në Valbonë.

Braçe shkruan se këta hidorcentrale nuk duhet të ndërtohen edhe pse argumentohet se ky akt do t’i shkaktonte dëm ekonomik shtetit. Braçe argumenton se këto leje nuk janë dhënë pa shkelje ligjore, ndaj duhet veç vullnet për ta shpëtuar Valbonën nga Sali Berisha.

Reagimi i Braçes në Facebook:

NE NEW YORK,

NJE TROPOJE E TERE KUNDER BERISHES!!

Qe shqiptaret sot protestojne pa patur frike se i vret Kryeministri, ky eshte fakt dhe i dobishem per demokracine madje.

Por qe mediat, te cilat politiken editoriale e kane te varur nga pronari lekmadh, te mos thone asnjehere se hidrocentralet ne Valbone jane pune dhe kontrate e dhene nga Sali Berisha, ky eshte me shume se turp.

E verteta ja ben muuuuu;

proceduren, fituesin, kontraren per nje zinxhir hidrocentralesh ne Valbone e ka bere e lidhur Sali Berisha.

Eshte kaq e vertete kjo sac eshte e vertete se Sali Berisha eshte njeriu, pushtetari qe i ka bere me shume deme Tropojes.

UNE JAM KUNDER HIDROCENTRALEVE NE VALBONE!!

Jo sot, por kater vite me pare kur qeveria e Sali Berishes nisi marrezine e superfuqise energjitike dhe kerkush nuk pipetinte nga frika e madhe; ndaj tek degjoja dje nje aktiviste te fliste per “gjera qe po ndodhnin se fundi” me reference Valbonen, nuk me shkoi mendja tek pyetja “po ti ku ishe?”, por tek mungesa e deshires per tu informuar dhe deshira e pamate per tu keqperdorur.

 

Sot kam tjeter gje;

nuk duroj dot alibine “nuk i prish dot kontraten se na cojne ne arbitrazh”!!

Ka paligjshmeri pa fund ne ate procedure, ka paligjshmeri pa fund ne ate kontrate, ka shkelje pa fund ne zbatimin e asaj kontrate.

Duhet vec vullnet per te shpetuar Valbonen nga vendimmarrja e Sali Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *