Driant Zeneli, “Otomanë e Europianë” ekspozitë në Stamboll

Ekspozita “Otomanë e Europianë: E shkuara dhe perspektiva” do të mbahet në datat 4 deri 27 mars në Qendrën e Artit dhe Kulturës në “Tophane-i Amire”. E organizuar si bashkëpunim mes Fondacionit të Stambollit për Art e Kulturë dhe “Cittadellarte-Pistoletto Foundation” me mbështetjen e Programit të Kulturës të BAshkimit Europian, ekspozita kurohet nga Beral Madra dhe presanton punët e Leone Contini, Erol Eskici, Eda Gecikmez, Naci Güneş Güven, Driant Zeneli dhe Mary Zygouri.
Vitin e shkuar në qershor e korrik, ekspozita e artistëve bashkoi në programin rezidencial të titulluar “Blind Date Sessions” në qendrën e “Cittadellarte-Pistoletto Foundation” në Biella të Italisë ku patën mundësi të të ndërtuar bashkëpunime teorike dhe dialog pjesëmarrësit Gülçin Aksoy, Ergin Çavuşoğlu, Güven İncirlioğlu, Adrian Paci, Michelangelo Pistoletto dhe Igiaba Scego.
Që prej vitit 2012, projekti “Otomanë dhe Europianë: Reflektim mbi pesë shekuj marrëdhëniesh kulturore” ka propozuar udhëtime mes pesë shekujve që kanë ndarë së bashku histori culture mes Europës dhe Turqisë, për të ndryshuar perceptimet e e qytetarëve dhe artistëve nga të dy anët.
Partnerë të projektit janë: Qendra për Arte të Bukura (BOZAR) Bruksel nga Belgjika İKSV nga Turqia, Muzeu KOmbëtar në Krakov nga Polonia, Fondacioni “Cittadellarte-Pistoletto” nga Italia, Muzeu “Kunsthistorisches” në Vienë nga Austria, “Witte de With for Contemporary Art” nga Suedia. Partnerët e projektit organizojnë ekspozita, konferenca dhe rezidenca artistike në vende të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *