Auron Tare ka denoncuar publikisht promovimin nga Akademia e Shkencave të botimit mbi zbulimet arekologjike në Lulishten 1 maji në Durrës. Zbulimi në fjalë është bërë gropë pallati dhe autori i gërmimit, që firmosi ndërtimin mbi të, tashmë paraqet si sukses dokumentit e sitit arkeologjik kur ky i fundit nuk është më.
Në statusin e tij në Facebook, Tare shkruan se historia duhet të mos harrojë ata ministria, drejtues e arkeologë, të cilët shkatërruan një trashëgimi unikale.
“Akademia e Shkencave e cila promovoi nje botim mbi zbulimet arkeologjike ne Lulishten 1 Maji duhej qe ne nje ekran te madh te nxirrte edhe emrat e atyre qe firmosen per zhdukjen, betonizimin dhe shkaterrimin e asaj qe nga ekspertet e huaj u quajt “Pompei shqiptar”.
Historia duhet te mbaje shenim per keta shkaterrues modern pavaresisht se drejtesia nuk u mor asnje here me ta. ministra, arkeologe dhe punonjes te trashegimise kulturore qe me gjakftohtesi firmosen per zhdukjen e nje trashegimi unikale duke e quajtur “grope” ndoshta zbulimin me unikal ne Shqiperi dhe me gjere”, shkruan Tare, i cili i bashkangjit statusit edhe këtë dokument.