Filmi me metrazh të shkurtër ATA do të ketë premierën e tij në datën 14 prill. Një prodhim kinematografik me regji të Emiljo Leka, prodhuar nga Albasky Film me financim të QKK-së.
Në qendër të filmit është një fenomen shqiptar tranzicioni, që ka shkaktuar jo pak viktima. Sherri mes vëllezvërve për një gardh dhe drama me të cilën përballen fëmijët e familjarët tyre.
Ndërtimi i një gardhi nga babai i Sonit, do shkaktojë një seri eventesh, për të cilat, fëmijët nuk dinë gjë deri kur kthehen darkës në shtëpi.
Premiera do të zhvillohet ditën e enjte, datë 14 prill 2016, ora 19:00, tek Kinema Imperial pranë “Qendrës Kristal”.
Regjisori i ri Emiljo Leka ka mbaruar studimet neë Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Ai ka marrë pjesë në disa festivale të filmit si ai i Durres International dhe TIFF -Tirana Interantional Film Festival. Mbas mbarimit të shkollës ka punuar si regjizor televiziv në tv Ora-News dhe me pas me projektke te ndryshme filmike. Ky eshte filmi i tij i parë pas studimeve në Akademinë e Filmit Marubi.