“Dorëshkrim Voynich, i njohur në mbarë botën si libri më misterioz në botë, është ende i vetmi libër i shkruar gjatë Mesjetës dhe ende nuk është deshifruar. Dorëshkrim përmban imazhe të bimëve ashtu si shihet dhe është i shkruar në një gjuhë që nuk i takon ndonjë sistem alfabetik të njohur. Libri, shkruar mbi pergamenë viçi, është mjaft i vogël: 16 cm i gjerë, 2.2cm i trashe, dhe 4 cm i gjere. Ai përbëhet nga 102 fletë, prej një totali prej 204 faqeve. Fillimisht duket qe ka pasur 116 flete, por qe me kalimin e kohes 14 flete jane bere te padukeshme ne qartesi.
Ne cdo faqe ka mbishkrime qe shoqerojne vizatimet me ngjyra,ku përshkruhen subjekte të ndryshme, si planete, etj e për këtë arsye jane zgjedhur si pika referimi për nënndarjet ne pjese të ndryshme, në varësi të subjektit te ilustruar:
* Pjesa I (faqe 1-66):nenkuptohet botanika,përmban 113 vizatime të bimëve të panjohur.
* Pjesa II (faqe 67-73): quhet astronomike ose astrological, ka 25 diagrame me tregues te yjeve. Ne njohim disa nga shenjat e zodiakut. Edhe në këtë rast është disi e vështirë perr te arritur ne kuptimin e verte dhe se c’fare duhet te mesojme nga kjo pjese.
* Pjesa III (faqe 75-86): nomenklatura eshte quajtur biologjike,per aresye të pranisë së figurave të shumta te femrave nudo.
Menjëherë pas kësaj ka një fletë e palosur gjashtë herë, që përfaqëson nëntë medalione me imazhet e figurave te yjeve dhe paksa të ngjashme me qelizat, rrezet apo petalet.
*Pjesa IV (faqe 87-102):kapitulli i drogës, për shkak të imazheve me ampula dhe shishe me forma te ngjashme me ato të bombolave të pranishëm në barnatoret e lashtësise.
Në këtë seksion ka edhe vizatime bimesh të vogla me rrënjët, me sa duket per ilaçe bimore. Seksioni i fundit i dorëshkrimeve Voynich fillon me fletën 103 dhe vazhdon deri në fund. Nuk ka imazhe te bera, qe te ben te besosh se ky është një lloj indeksi. Libri me doreshkrime Voynich, nga i cili nuk ka asnje kopje, tani ruhet në librat e rralla ne Beinecke te Bibliotekes se Universitetit Yale,ne Shtetet e Bashkuara, e cila mban numrin katalogut “MS 408.” gazetaexpress