Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka vizituar sot muzeun e përgjimeve në Tiranë.
“Shtëpia me gjethe” që ka shërbyer si godina prej ku përgjoheshin shqiptarët në komunizëm është inaguruar si muze në fund të muajit maj.
Ambasadori Lu e ka vizituar dje muzeun. Në fund të saj, në librin e përshtypjeve ai ka shkruar:
“Është e vështirë të rrëfehet mirë kjo histori. Ju lumtë që po e bëni të prekshme për brezin e ri këtë pjesë të historisë.” Donald Lu -04.06.2017
Gjatë vizitës ai është shoqëruar nga drejtoresha e muzeut Etleva Demollari.