Dokumentari i Rai3: Çfarë ndodhi me shqiptarët që erdhën me gomone?!

“Çfarë ndodhi me shqiptarët?” është një hulumtim i Liza Boschin për “Rai3”. Ishte viti 1991, shkruhet, “kur çdo ditë në televizion ne italianët pamë anijet plot me njerëz të dëshpëruar, duke kërkuar për një shpresë në vendin tonë. Atëherë u fol për “Pushtim”. Po sot? Njëzet e pesë vjet më vonë, çfarë ka ndodhur me të gjithë ata shqiptarë të ardhur në Itali? Bilanci është pozitiv apo negativ?”
Kjo është tema në të cilën janë gjetur dhe intervistuar ata që shkuan në Itali me gomone, dhe rrëfen jetët e tyre sot. Avokatë, mjekë, inxhinierë, studentë a të diplomuar/ janë marrë raste të ndryshme që tregojnë udhëtimin e tyre bashkë me paragjykimet, në qytete të ndryshme.
Vetëm në Torino ka 32 mijë shqipatrë. Po aty, Rai 3 sjell rastin e një doktoreshe që ka tanimë një farmaci.
Genti Qafëzezi që merret me fotografinë dhe udheton ne gjithe botën. Një tjetër është picier, ata tregojnë vështirësitë e fillimit dhe integrimin në Itali, si paguan udhëtimin prej 1 milion lirash për të mbërritur atje, dhe si është jeta e tyre tani. “Kjo që ju tregova janë vetëm disa raste suksesi në mijëra shqiptarë që erdhën në Itali”, thotë gazetarja. “Si u integruan?”, pyet ajo, dhe më tej zbulohet se ata që erdhën ishin të formuar. Sa kontribuojnë në ekonominë italiane? 10% të faturës kombëtare thotë një i intervistuar.
 Ne dokumentar, flasin ministrja Milva Ekonomi, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili thote se ka firmosur 20 mije lejeqëndrime të italianëve që duan të jetojnë në Shqipëri. Gazetarja ka shkuar edhe në Shkoder, ku një ish-emigrant ka ngritur një biznes. Mandej edhe kuzhiniere si Altin Prenga, që e kanë mësuar punën në Itali./Pasqyre.al

http://www.raiplay.it/video/2017/01/Che-fine-hanno-fatto-gli-albanesi-5d981ab5-dc28-4250-91a3-610308a3303f.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *