Dita e vdekjes së Dante Alighierit, poeti më i madh i Italisë

Dante Alighieri (sq. Dante Aligieri) lindi në Firence, midis 14 majit dhe 13 qershorit 1265 – vdiq në Ravena më 14 shtator 1321). Ishte poet, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.

Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Dante Aligieri jetoi në prag të Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia Hyjnore.

Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara atdhetare, Dantja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shërbente popullit, të ishte pasqyrim i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike. Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Rruga krijuese

Shumica e quan Danten poetin më të madh italian të të gjitha kohërave, por ai ishte, po ashtu, dhe një shkrimtar i shquar në prozë, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar.

Filloi të krijonte qysh në moshën 15 vjeçare. Si vazhdues i trubadurëve provansalë, që i këndonin “beatriçes dhe rihanas” (vashës) e dashurisë kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkollës poetike të “stilit të ri të ëmbël”, e veçanërisht nga bolonjezi Guido Guiniçeli, Dantja krijoi një lirikë të hollë, reale, të thellë e të çiltër, ku dashuria tokësore e qiellore shkrihen e behën një. Më 1294 ose ’95 shkruan në gjuhën popullore veprën “Jeta e re” (Vita nuova), historinë e dashurisë së tij me Beatriçen, të parin tregim autobiografik në histroinë e letërsisë së Evropës Perëndimore.

“Rimat” janë një përmbledhje sonetash, baladash e këngësh, që i kushtohen Beatriçes dhe mikut të tij Guido Kavalkanti. Janë shkruar në gjuhën popullore sipas “stilit të ri të ëmbël”.

Në vitet 1306-1308, duke luftuar për krijimin e një gjuhe të përbashkët për popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuhën popullore”, të parin traktat gjuhësor në Evropë. Në të ai flet për prejardhjen e gjuhëve, sidomos romane, dhe ndalet në 14 dialektet e gjuhës italiane. Ai synon krijimin e një gjuhe që të jetë po aq e përsosur sa latinishtja, që të matet pa frikë me frëngjishten dhe gjuhën provansale. Vepra mbeti e përkryer plotësisht. Këto vepra të tjera janë mjaft të rëndësishme, po ajo që i dha atij lavdinë e përjetshme është kryevepra me titull: “Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).

Dante te Ferri: “Jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen”.

Komedia Hyjnore

Dantja dhe Komedia Hyjnore.

Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (1313-1321). Dantja e titulloi veprën Komedi, sipas poetikës së moçme, duke dashur të përcaktojë gjininë e veprës: komedia është një vepër që përfaqëson një rrëfim me përfundim fatlum, e kundërta e tragjedisë. Në realitet dhe Komedia e Dantes përfundon fatmirësisht, meqenëse protagonisti e takon Zotin. Më vonë, me sugjerimin e Xhovani Bokaçios, kësaj vepre iu shtua atributi hyjnor, që të lartësohej më fuqishëm madhështia dhe bukuria e saj. Te “Komedia Hyjnore” Dantja shfreu të gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpër armiqtë, u sul kundër tiranive dhe korrupsionit të selisë papnore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohësve të vet se si duhej ndrequr njerëzimi. Vepra paraqet një alegori epike trekëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër tre mbretëritë e përjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 24 orë, Dantja provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes. Shtegëtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

“Tu se’ lo mio maestro e ‘l mio autore;
tu se’ solo colui da cu’ io tolsi
lo bello stilo che m’ha fatto onore”.

INFERNO I
Ti je mjeshtri im e autori im;
ti je veç ai nga i cili mora mësim
stilin e bukur që më dha nderim”.

FERRI I

Dantja ka bërë udhtëimin e tij fantastik ne tri etapa:ferrit, Purgatorit dhe Parajsës Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (1313-1321).

. Struktura e saj mbështetet në numrin tre në raport me numrin një: ka tre kantika (Ferri, Purgatori dhe Parajsa), të ndara secila në 33 këngë.Vargjet janë të ndarë gjithashtu në (strofa me tre vargje). Sipas Dantes, vepra e tij nuk ishte e stilit të lartë, por të mesëm, për shkak të zhvillimit të aksionit (sepse këtu veprimi fillon i trishtuar dhe mbaron i gëzuar) dhe gjuhë te folur italishte jo stilit të lartë). “Hyjnore” ajo u quajt vetëm më vonë nga pasardhësit për vlerat e saj të larta poetike dhe të përmbajtjes.Udhëheqësi i tij nëpër Ferr është Virgjili, i cili e shoqëron atë edhe në Purgator. Pastaj atë e shoqëron Beatriçja, bashkë me të cilën ai ngjitet në sferat e planetëve dhe të yjeve të Parajsës, ku takohet me shpirtrat e bekuar që zbresin për ta përshëndetur.Duke dalë nga pylli i errët i mëkateve, poeti takon Virgjilin, i cili bëhet udhërrëfyesi i tij nëpër Ferr. Ata futen në portat e Ferrit ne vitit 1300. Sëbashku kalojnë nëntë rrathët e Ferrit dhe sosin në qendër të tokës.Tre janë mëkatet kryesore që ndëshkohen në Ferr: mospërmbajtja, dhuna dhe mashtrimi. Sipas Dantes, Ferri është vendi i ndëshkimit të çdo dhune, e cila mund të ushtrohet ndaj Krijuesit, të afërmëve dhe vetëvetes. Në këtë botë të dhimbjes së përjetshme shohim figura historike të të gjitha kohërave, të të gjitha fushave:, Në letrën më lart Dante shkruan: ” … mund të themi shkurt se fundi i të tërës (i komedisë simë) është që të nxirren të gjallët në këtë jetë nga gjendja e mjeruar dhe të udhëhiqen për në gjendjen e bekuar”.Në Komedi u mishërua puna e madhe, e gjatë dhe këmbëngulëse që kishte bërë Dante. Ai arriti të krijojë një kryevepër me vlera artistike, të japë gjykimin për njerëzit e kohës së shkuar dhe bashkëkohësit. Bashkë me Danten endemi nëpër Ferr edhe ne, lexuesit shqiptarë. Mëkatarët që sheh dhe përshkruan ai na përkujtojnë mjaft mëkatarë realë, dhunën e të cilëve ne e përjetuam për një kohë të gjatë, dhe, vetëvetiu, na lind dëshira për t’i parë edhe ata midis akujve të ngrirë. Ne fund te romanit është i dhëne nje shpjegim informativ mbi personazhet, emrat dhe vendet e permendura ne kengë

Referati Vepra : Komedia Hynjore – Purgatori Autori: Dante Aligeri
Purgatori është pjesa e dyt e komedis hynjore te dante aligerit pas Ferrit dhe para Parajses . Kjo veper është e shkruar ne poezi dhe është paraqitur diku n fillim te shekullit 14 . Kjo është nje alegori e rritur nga dante deri ne malin e purgatorit dhe te udhehequr nga poeti romanik virgjili . Ne kete poem purgatory është pershkruar sin je mal ne hemisferen jugore e perber me nje seksion ne fund I quajtur Ante Purgatory. Ishte I perber gjithashtu nga 7 nivelet e vuajtjeve dhe rritjen shpirterore qe lidhen me shtate mekatet vdejkje prurese dhe ne fund parajsa tokesore . Kjo poem paraqet jeten krishtere dhe ne pershkrimin e pare Dante diksuton natyren e mekatit me shembuj zevendsues dhe virtyte . , Poezia pershkruan gjithashtu nje teori qe te gjith mekateet lindin nga dashuria perveq dashuris perverse qe drejtohet ne dem te te tjereve por edhe dashuria e manget apo e qrregullt .
Terraca e pare : Krenaria

E para nga tri terracat e purgatorit kan te bejne me mekatet qe shkaktuar nga nje dashuri perverse . E para prej ketyre është krenaria , ne kete terrace shpirterat krenar bejne spastrimin e mekateve te tyre . Dante dhe Virgjili shikonin skulptura te bukura dhe te cilat shprehnin perulesi ose virtyte te kuderta, Shembulli I pare është I lajmerimit te virgjereshes Mari ku ajo i pergjigjet me engjelli Gabriel Dei me fjalet ja sherbetorja e zotit. Shembull tjeter i perulesis nga historia klasike shte edhe Perandori Trajan i cili sipas nje legjende mesjetare nje her u ndal ne udhetimin e tij qe te jape drejtesi per nje te ve te varfer . Lidhur edhe me perulesi është nje version i zgjeruar le lutja e zotit . Pasi u njoh me perulesi Dante dhe Virgjili takohen me shpirterat krenar te cilet jane te vendosur mbi nga pasha e gureve te medhenje ne shpinë. Si ata ecnin neper tarrave ata jane ne gjendje te perfitojn nga shembujt e skalitur te perulesisë. I pari prej ketyre shpirterave është Omberto Aldobrandeschi te cilit krenaria i qenderon ne prejardhjen e tije ( une kam qene Italian bir i nje toskane te madhe , babai im ishte Guiglielmo Aldrobrandescho, edhe pse ai është mesuar te jet i perulur . Une nuk e di nese e keni degjuar emrin e tije. Oderisi i Gubbio është nje shembull i krenaris per arritjet . Ai ishte nje artist ai vuri ne dukje doreshkrime te ndriquara . Provenzano Salani udheheqes i Ghibellines toskane është nje shembull i krenaris dominuese tek te tjeret . “Kam frikë shumë më të dënimit më poshtë; shpirti im është i shqetësuar, pezull; tashmë Ndjehem peshave të rënda e tarracën e parë Pas bisedave te tij me krenaret dante shikonte shenime me skulptura me tej ne trotuar posht . Kete her duke ilustruar krenari ne vetvete . Keto skulptura tregojne Shejtanin (Luciferri) , Ndertimin e Kulles se Babelit , Ballin e brushat e engjell Dante me Krahet e tije . Kjo ishte ajo sa i perket Terases se par te pjeses se dyt te Komedis Hynjore – Purgatori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *