Dita e Kadaresë, një libër i ri në Uet

FB_IMG_1453891656823
Me rastin e 80 vjetorit te shkrimtarit Ismail Kadare Universiteti Europian i Tiranës organizon “Ditën e Kadaresë në UET”, ku do të prezantohet edhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe organizohet promovimi i librit të studiueses Viola Isufaj, “Kadare në letrat e sotme franceze”, botim i UET-Press me mbështetjen e Qendrës “Kadare”.
Aktiviteti me pjesëmarrje të hapur do të zhvillohet në auditorin Aula Magna UET (të enjten, 28 janar 2016, ora 12.00).
Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” do të funksionojë pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun-Komunikim UET dhe do të drejtohet nga pedagogu Gilman Bakalli.
“Kemi vendosur të hapim departamentin e letërsisë në UET. Kemi vendosur të hapim Qendrën e Studimeve Letrare “Kadare” në UET. A përbëjnë lajm këto dy pohime? Mendoj se po! Po të thonim që kemi vendosur të hapim një qendër interneti, sigurisht që nuk do të pretendonim aspak t’i jepnim statusin e lajmit këtij informacioni. Po ndërtojmë dy entitete letrare në një kohë kur si universitet privat akuzohemi vazhdimisht se jemi orientuar kryesisht nga logjike ekonomike e tregut. Po hapim dy fronte studimi të librit në një kohë që ky i fundit rrezikon të transformohet nga diktati i realitetit virtual,” shprehet Bakalli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *