Disidentja , Ekspozitë për Musine Kokalarin në Bradford, në Britani

Dr. Agata Fijalkowski nga Fakulteti Juridik i Universitetit Lancaster në Britaninë e Madhe, mike e Shoqatës anglo – shqiptare, do të hapë me datën 11 shtator 2017 një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Shkencës dhe Medias në Bradford, kushtuar shkrimtares dhe disidentes shqiptare Musine Kokalari. Mal Berisha bën me dije se ekspozita shoqërohet nga një film i shkurtër (artistik) në të cilën shfaqet deklarata e saj e bërë përpara trupit gjykues në vitin 1946. Filmi është realizuar nën kujdesin e Universitetit Lancaster dhe sponsorizuar nga Universiteti York si pjesë e projektit me titull: “The power of images”(“Fuqia e Imazhit”).Fotografitë bardh e zi të gjyqeve të viteve 1946 – 1957 janë marrë prej saj nga arkivat e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Polonisë. Muzeu Kombëtar Bedford është një muze me emër në gjithë botën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *