Aktorët dhe këngëtarët të cilët para dhjetëra viteve kanë thyer zemrat e shumë femrave nëpër botë, sot janë gati të panjohur. Në koncertet e tyre vajzat çmendeshin duke bërtitur, qëndronin në radhë të gjata për të parë filmat e tyre, ndërsa sot ndoshta as nuk do ta kthenin kokën për t’i parë nëse do të qëllonte t’i takonin në rrugë. Shumica prej tyre kanë shtuar peshë, disa kanë fytyra të deformuara, sikur nuk kujdesen fare për veten, por ende luajnë filma dhe këndojnë. Në mesin e tyre janë edhe Axel Rose, Brendan Freiser, Val Kilmer, Mickey Rourke, Mel Gibson, Vince Vougne, John Travolta, etj.
Axl Rose
Këngëtari i grupit ‘Guns n Roses’ ende ka zë të fuqishëm, por barku i rrafshët dhe këmbët e holla, tani i takojnë të kaluarës. Tani Axl 49-vjeç, përballet me kilogramët e tepërt dhe fytyrën e shëmtuar.
Brendan Fraser
Brendan, dikur George i xhunglës, tani është vetëm 42-vjeç, por duket shumë më i moshuar. Dikur nuk dilte nga palestra dhe kishte një trup të përkryer, ndërsa tani peshën e tepërt mundohet ta fsheh me rroba të gjera.
Val Kilmer
Ishte Betman dhe Jim Morrison, ndërsa sot Vali 51-vjeç duket si një balenë. Kështu e quan shtypi amerikan simbolin e dikurshëm të Hollivudit.
Mickey Rourke
Ndoshta dëshpërimi më i madh është aktori Mickey Rourke 59-vjeç, i cili për vite të tëra konsiderohej si zemërthyesi i Hollivudit, por vitet e jetesës së shfrenuar, operacioneve të shumta plastike, kanë bërë që ai sot të ketë fytyrë të deformuar.