“Die Welt” shkrim për shqiptarët që po pushtojnë operën, nga Inva Mula tek Saimir Pirgu

“Artistët shqiptarë konkurojnë në teatrot Europianë. Po përse vendi i vogël postkomunist ka kaq këngëtarë të mirë”. Von Manuel Brug e nis kështu artikullin e tij në “Die Welt”, një artikull që u nxit nga vizita e tij në Tiranë me rastin e koncertit të Saimir Pirgut për Albumin “Il Mio Canto”, ku Tirana qe pjesë e turit Botëror.

Ndërsa vlerëson artistët shqipitarë që kanë bërë emër në botë, Manuel Brug, jep historikun e operas shqiptare.
Në artikull citohet muzikologu Vaso Tole, i cili flet për vlerat e isopolifonisë, ndërsa gazetari përshkruan edhe operën, duke kujtuar edhe se gurin e themelit të godinës e ka vënë nga Nikita Hrushov. Përkrah kësaj kujtese, ai tregon se një poster i madh i Saimri Pirgut është vënë aty: një tenor 35 vjeçar, një nga shqiptarët më të sukseshëm.
Mandej gazetari flet për suksesin e Saimir Pirgut në koncertin e Tiranës, për ariet jashtë programit që u kënduan në koncertin e tij(pas duartrokitjeve) dhe për faktin se të nensërmen e koncertit të ardhurat e mbledhura shkuan për spitalin e fëmijëve. Vëren se Pirgut iu dha çelësi i Tiranës dhe përmend disa pika kyçe nga historia e Shqipërisë që nga Sundimi Osman, Mbreti Zog, luftrat, diktatura, Enver Hoxha.
Ai nuk lë jashtë vëmendjes as fillesat e operës, ku përmend operën “Mrika”, operan “Skënderbeu”, tenorin Gaqo Çako, apo Prenk Jakovën, “Halilin dhe Hajrinë”, por edhe vepra të Donizetit, Verdit, Pucinit që kanë qenë pjesë e reperptorit të godinës në qendër të Tiranës. Në këtë larmi ai kujton edhe operan “Skenderbej” të Antonio Vivaldit, por vëren njëherësh se si trashëgimi e komunizmit është edukimi i mirë në universitete. Në këtë pikë, ai veçon se Saimir Pirgu në fillim studioi violin, mandej shkoi në Bolzano, ashtu “si të gjithë muzikantët shqiptarë” që janë përsorur diku tjetër”, thotë gazetari duke përmendur Inva Mulën, Ermonela Jahon, Gëzim Myshketën, Enkelejda Shkozën. “Të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Nuk është pak për një vend të vogël të ketë primobalerinë në Vjenë dhe Berlin”.( Pasqyre.al)

received_10154178692642044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *