Dëshmitë 7 mijë vjeçare nga Shkodra e Skrapari

Janë pasuri e jona po shpesh harrojmë që i kemi. Dëshmi të hershme të qytetërimeve dhe epokave historike.
Në kuadër të “zbulimit” të pjesëve thesari i një kombi Muzeu Historik Kombëtar, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa vegla.

A e dinit se, gjurmët njerëzore që i përkasin mezolitit (10.000-7.000 vjet para Krishtit) janë relativisht të pakta?
Megjithatë, në shpellën e Gajtanit afër Shkodrës janë gjetur vegla prej stralli e kocke, të cilat mendohet se datojnë para vitit 7.000 para Krishtit. Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (Skrapar). Aty janë zbuluar vegla stralli, tipike mezolitike. Edhe veglat e punës prej stralli të mikrolitikës, të cilat njerëzit primitivë i përdornin për punime të imëta, i përkasin periudhës së mezolitit.

Për të mësuar më shumë rreth periudhës së antikitetit në Shqipëri ju ftojmë të vizitoni #Pavijonin_e_Lashtësisë në #Muzeun_Historik_Kombëtar.

Në foto: Vegla pune prej guri, Koha e gurit të ri (7.000 – 3.700 vjet para Krishtit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *