Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Per diplomaten kroate te Bashkimit Evropian ne Shqiperi Romana Vllahutin kam nje simpati permanente te fragmentarizuar ne tre kohe ritmike.
E para, me shembellen me zemren time kokekuqe qe e dua shume, Julinda Dhame si karakter radikal dhe racional.
E dyta, ka qene gazetare dhe ne racën tonë, e mbrojme edhe me verbëri.
E treta e verteta, ua mblodhi burrave tane politikane majtas-djathtas qe ende vazhdonin te kurveronin ne kete tranzicion te veremosur.
Qe tentuan ta legenosnin misionin e zonjes Vllahutin kete behar te nxehte, nuk ka dyshim por sot teksa lexoja nje tjeter goditje aritmike nga nje mike si kolegia Desada Metaj, jo vetem u shokova por reagova dhe mendova ti shkruaj vete Desades.
E dashur Desada qe je me pushime dhe ma ngacmon Vllahutinin qe ende eshte ne pune. Rrofsh e qofsh per avokatine qe u beje gazetarve dhe gjithe komunitetit tone por e dashur shoqe, moter, zonje, kolege, liridashese ma bej nje nder te vogel te madh. Me ndiq tek te shkruaj e te them plot dhimbje.
Sot zbulova se ata koleget gazetarë qe ti i mbron me pathos jane rrugeve mes zhegut te vapes duke u hallakatur per lajmet e dites pa puke e pa uje! Miku yt, nje prej botuesve qe kryeminsri Rama e kishte gurunë e tij shpirterore dhe mendore, vazhdon te na lebetisë.
Koço, Koço Kokëdhima ka 18 vjet që po na e shkërdhen misionin dhe profesionin e gazetarit ndaj Desada moj motër mos bej pushim dhe mbaj shenim.
Gazeta “Shekulli” ka 22 gazetare ne pune me kohe te plote por kane 6 muaj pa marre rrogat dhe vetem kryeredaktorit Arben Rrozhani i paguhen sigurimet shoqerore.
Gazeta “Sporti shqiptar”, e para dhe me e vjetra gazete sportive shqiptare qe iu ble Ministrise se Kultures dhe sporteve te Edi Rames ne 1999-n falimentoi nga dallaveret e Kocos duke poshteruar trashegiminë dhe historinê.
Kompania e ofrimit te internetit “Abissnet” me 45 punonjes permanente ka rreth 9 muaj pa shperndare asnje rroge dhe vetem 3 prej tyreve u paguhen sigurimet shoqerore. Dhe mos harro se kjo kompani ka fituar 2.8 milione euro tendera nga entet publike.
Radio “+2” ka te angazhuar 5 gazetare dhe teknike me kohe te plote por kane 14 muaj pa marre rrogat dhe as drejtorit Bojken Lako nuk i paguhen sigurimet shoqerore…
Ah moj Desada, moj moter. Ti debaton me Romanen qe merr rrogat, djetat dhe paguan sigurimet shoqerore ne kohen e duhur e nderkohe harron se miqte dhe koleget e tu zverdhohen nga dielli dhe cinizmi i Kokedhimes dhe kokedhimjeve.
Eja Desada bashkohemi, luftojme, kerkojme, plotesojme kushtet tona si gazetare e me pas rrembejme armet dhe i bejme karshillek Washingtonit dhe Brukselit. Romana Vllahutin ishte mbreme ne Durres dhe hengri nje darke te lehte me prodhime deti dhe pak vere franceze ndersa gazetaret e Koco Kokedhimes i çau kosi Lufra.
Nuk shkohet ne lufte me breket e grisura dhe me barkun bosh moj Desada e dashur.
Aleksander Cipa po me lexon?
Po ti Blendi Klosi?
Ti je i madh o miku im i vjeter. Po te kocoja keshtu ka qene gjithmone