Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar reataurimin e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sipas Forumit reataurimi i bërë është i dëmshëm pasi është përdorur bojë plastike gjë që bën që të humbasë pesha e shekullit. Ky denoncim është në vazhdën e disave, ku kritikohet puna e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe vihet në dyshim e lëkundet besimi tek institucioni që do të duhej të ishte gardian e cilësisë dhe saktësisë së punimeve.
Më poshtë denoncimi:
Restaurim skandaloz i kulles se Sahatit!
Perseriten restaurimet skandaloze me plastike te improvizuar duke zhdukur cdo gjurme te kohes. Pjesa e “restauruar” e kulles, eshte pjesa qe u ngrit me 1928, domethene gati 90- vjeçare. Pas nderhyrjes profesionale te bere 6 vjet me pare me financimin e Ambasades Amerikane, pas pasur asnje nevoje, kulla bojatiset me boje te bardhe plastike duke humbur peshen e shekullit qe mban mbi supe dhe duke u ripropozuar si e bere sot.
Instituti i Monumenteve e ka humbur tashme krejtesisht besueshmerine qe mund te jete ne gjendje te ekspertoje restaurimet. Gafa eshte e njejte me ate qe u be para disa muajsh kur perfundoi “restaurimi” i varrit te Kole Idromenos, por atehere opinioni shkencor dhe ai publik reagoi duke e detyruar Ministrine e Kultures te deklaroje sa per sy e faqe se ka edhe nje faze tjeter restaurimi – faze qe ne fakt nuk u krye kurre.
Tani nje kulle plastike, me makiazh provincial si te vilave te milionereve te Golemit dhe Gjirit te Lalezit, u serviret shqiptareve si “ri-restaurim”. Para te shperdoruara per te bere nje restaurim jo vetem te panevojshem, pasi kulla ishte tashme e restauruar simbas kritereve, por edhe te demshem duke i dhene asaj nje imazh qe nuk e ka patur kurre.
Dikush duhet te pergjigjet”, shkruan në faqen e tij Forumi, i cili është një grupim i pavaruar intelektualesh. E megjithatë si ilustrim ata kanë sjell vetëm foto ku duket ngjyra e bardhë, por asgjë me fakte rreth lëndës së përdorur. Të shohim nëse për këtë denoncim do të ketë nje sqarim nga ana e Institutit të Monumenteve, i cili jo pak herë ka qenë në qendër të denoncimeve dhe kritiakve për punë të bëra keq./Pasqyre.al